Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja të dielën dorëzon iniciativën për votëbesimin e Qeverisë së Zaevit

OBRM-PDUKM-ja të dielën do të dorëzojë iniciativën në Kuvendin e Maqedonisë nismën për votëbesimin e Qeverisë.

Këtë e konfirmoi koordinatori i deputetëve të partisë opozitare maqedonase, Dragan Danev. Ai në konferencë për shtyp deklaroi se ky është kusht për kthimin e deputetëve të partisë së tij në Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni.

“10 muaj pas ardhjes në pushtet të LSDM-së, Maqedonia është bërë shtet i robëruar. Shteti ka rënë edhe në planin ekonomik edhe social, ndërsa demokracia është suspenduar. Qytetarët në këto 10 muaj kanë para çfarë është korrupsioni, urrejtja, mosdija, paaftësia dhe udhëheqja në llogari të qytetarëve”, tha Danev./Telegrafi/