Trajço Dimkov nga OBRM-PDUKM-ja deklaron se partia që ai i takon është për marrëdhënie të mira fqinjësore, të bazuara në respektimin e ndërsjellë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se do të mbështet gjithçka që është në të mirë të përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët, por asgjë që është në kundërshtim me interesat e shtetit dhe popullit maqedonas.
Dikmov shprehet se Kryeministri Zoran Zaev duhet të sqarojë se çfarë është arritur me Bullgarinë, duke e akuzuar se Zaevi hesht për pohimet, gjoja gjuha maqedonase është dialekt bullgar./Telegrafi/