Së fundmi, OBRM-PDUKM-ja opozitare ka reaguar ashpër ndaj rifillimit nga e para të procesit gjyqësor për rastin “Monstra”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, është e habitshme që të akuzuarve nuk u caktohet paraburgim, dhe se gjykata ka besim se atë vepër nuk do ta përsëritin.
OBRM-PDUKM-ja konsideron se në këtë rast ka një marrëveshje të fshehtë LSDM-BDI për lirimin e të burgosurve, dhe se kjo marrëveshje buron nga e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës”./Telegrafi/