Deputetët e OBRM-PDUKM-së në Kuvendin e Maqedonisë janë duke e penguar punën e dhomës ligjvënëse me një protestë ku kritikohen ndryshimet në buxhetin e vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ata kanë shpalosur transparente me mbishkrimet ”Iku jeta” duke ju replikuar deputetëve të LSDM-së për sloganin ”Vjen jetë në Maqedoni.”
Gjithashtu ata kanë shpalosur edhe afishe me mbishkrimin ”Hiqet buxheti i Maqedonisë”.
Krejt këto bëheshin derisa mbaheshte debati për rebalancin e buxhetit të këtij viti. Ministri i Financave Dragan Tevdovski tha se janë duke u shkurtuar buxhete për gjëra të panevojshme. /Telegrafi/