Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja prezantoi “Manifestin për Maqedoni të vetme”

“Manifesti për Maqedoni të vetme” është dokumenti me të cilin OBRM-PDUKM-ja e promovoi sot, dokument që siç tha deputeti i kësaj partie Antonio Milloshovski ky dokument do të shërbejë për gjatë historisë kur të ketë momente krize, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti thanë se multinacionaliteti i Maqedonisë duhet të ruhet e jo të merret si kërcënim pasi kjo është pasuria e shtetit. OBRM-PDUKM e sheh manifestin si daljen e vetme nga kriza.

OBRM-PDUKM-ja u zotua edhe për ekonomi të tregut, për arsim cilësor, për fqinjësi të mirë, ruajtjen e kufijve të shtetit, stablitetin e Maqedonisë që është parakusht për sigurinë e shteteve dhe stabilitetit të tjerë.

Nikolla Popovski tha nga ky dokument dalin 4 parime për sjelljen e vendimeve. Se duhet të vijë në shprehje bashkimi kombëtar rreth interesave nacionale, se dialogu duhet të zhvillohet në vend në kuadër të institucioneve dhe nga politikanët vendor.

Ndërsa, deputeti Ilija Dimovski propozoi që fituesit e zgjedhjeve, ose partia që do të fitoj shumicën e votave t’i ndahen edhe 20 deputetë shtesë. Ose si alternativ të vendose modeli zgjedhor i shumicës./Telegrafi/