Telegrafi

“OBRM-PDUKM-ja po përgatit platformë maqedonase përmes Partisë Socialiste të Maqedonisë”

Partia Socialiste e Ljubisha Ivanovski – Xingo, partner koalicioni i OBRM-PDUKM-së ka dalur me thirrje drejt partive maqedonase të krijojnë një platformë maqedonase, me të cilën siç thonë, do të arrihet zhvillimi i Maqedonisë.

“Si kulminacion i gjithë ngjarjeve në periudhën e kaluar u paraqit platforma e rrezikshme e partive shqiptare në Maqedoni, e krijuar nga Shqipëria fqinje. Kjo platformë është e papërgjegjshme për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit, e e frymëzuar nga forca tjera të jashtme të cilat deri tani kanë marrë pjesë në destabilizimin e Maqedonisë dhe shkatërrimin e saj”, deklaruan nga Partia Socialiste, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa sa i përket asaja se çfarë do të përmbajë platforma e partive maqedonase, ata thanë se do t’i përfshijë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me punët e brendshme, sigurinë, funksionimin e institucioneve, gjuhën, emrin, kulturën, historinë, ekonominë dhe politikën e jashtme./Telegrafi/