Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja paralajmëron protestë të madhe në ditët e para të qershorit

Partia opozitare OBRM-PDUKM do të protestojë më 2 dhe 3 qershor në Shkup, kundër politikave të tanishme qeveritare.

Sipas kësaj partie, kjo Qeveri e çon shtetin në drejtim të gabuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Portali MKD citon nënkryetarin e kësaj partie, Aleksandar Nikollovski të ketë thënë se partia është në riorganizim partiak të brendshëm, e më pastaj do të ketë aktivitete të fuqishme në terren.

Ai konfirmon se pas këtyre aktiviteteve dhe zgjedhjeve në udhëheqësitë lokale, do të mbahet edhe protesta popullore, duke shtuar se te qytetarët dëshirojnë ta dërgojnë porosinë e tyre, konceptet që i ndërtojnë si udhëheqësi e re e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version