Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja nuk do të merr pjesë në debatin për ndryshimet në Kodin Penal

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nuk do të merr pjesë në debatin për Kodin Penal për komisionin kuvendor, pasi sipas tyre kjo do të thotë shkatërrim të shtetit juridik dhe shkelje të drejtësisë.

Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski tha se për ata “të gjitha marrëveshjet e Zaevit kanë dalur në sipërfaqe”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai nuk komentoi nëse në takimin e liderëve partia e tyre ka kërkuar ndryshime në nenin 353 të Kodit Penal, i cili ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare përmes shpalljeve publike.

Ndryshe, sot deputetët e Kuvendit me shumicë votash miratuan nevojën për ndryshime në Kodin Penal, që janë propozuar nga disa deputetët të shumicës parlamentare./Telegrafi/