OBRM-PDUKM-ja nuk mori në votimin e Ligjit për ratifikim të marrëveshjes me Greqinë. Siç thonë nga kjo partia, marrëveshja është e dëmshme dhe paraqet vepër penale.
“OBRM-PDUKM-ja nuk do të jetë pjesëmarrëse e kapitullimit. Nuk do të marrim pjesë në seancën ku votohet kjo marrëveshje për ndryshimin e emrit, dhe prek identitetin maqedonas. Kjo nuk duhet të festohet, presim gna Kryetari Ivanov të mos nënshkruaje. Shpallja pa nënshkrim është vepër penale që nuk vjetërsohet. Nuk na duhen marrëveshje të dëmshme por reforma reale”, deklaro Sekretari i Përgjithshëm, Igor Janushev.
Ai gjithashtu deklaroi për pjesëmarrjen më tej në punët e Kuvendit si dhe për zgjedhjen e KSHZ-së nga OBRM-PDUKM-ja do të vendosin në vijim.
Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u votua Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë me 69 vota “pro” dhe një votë abstenim./Telegrafi/