Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja nuk heq dorë nga amandamentet kundër gjuhës shqipe (Video)

“Kryesi e re, me bindje të njëjta”. Kështu e komentojnë partitë shqiptare qëndrimin e kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristjan Mickoski, se 35 mijë amendamentet kundër miratimit të ligjit për gjuhën, mund të tërhiqen vetëm me ri përpilimin e të njëjtit. Nga BDI-ja thonë se OBRM-PDUKM-ja ka qenë e gatshme që të pranoj ligj për gjuhët edhe me të avancuar se ky aktual, në kohën kur bisedohej për koalicione ndërsa deklaratat diametralisht të kundërta në lidhje me gjuhët i quajnë politika ditore. Megjithatë, partia shqiptare në pushtet beson se do e gjejnë formulën e miratimit të ligjit edhe pa ndihmën e OBRM-PDUKM-së.

OBRM-PDUKM-ja e ka pranuar ligjin për përdorimin e gjuhëve në variante ende më të favorizuar. Dmth edhe për uniformat e ushtrisë por edhe për atë që për momentin në bazë të vlerësimeve të LSDM-së kanë qenë kontestuese. Edhe presidenti, edhe OBRM-PDUKM-ja kanë një qëllim, që ta pengojnë miratimin e ligjit. Megjithatë unë besojë se do të gjejmë rrugën për ta zhbllokuar situatën e deritanishme – deklaroi Rexhail Ismaili, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët thotë se ligji duhet të miratohet i pandryshuar.

“Edhe në rast se hapet një debat i tillë, nuk besoj që do të përpilohet ndonjë ligj që është me i keq se ky. Përkundrazi mund të jetë edhe më i mirë sepse barazia gjuhësore është një çështje që e lëvizë seriozisht Maqedoninë drejt stabilizimit zë mëtejshëm. Ne jemi të mendimit se ligji duhet të kalojë kështu siç është dhe presim dita ditës që të futet në procedurë parlamentare”, deklaroi Syrija Rashidi, Aleanca për Shqiptarët.

Edhe nga LSDM-ja thanë se ligji do të miratohet konform Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit. Edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi ditë më parë paralajmëroi mundësinë e miratimit të ligjit pa shqyrtimin e amendamenteve./Alsat-M/