OBRM-PDUKM i shkarkoi iniciatorët e reformave. Anëtarët e Shtabit për reforma të cilët pardje bënë të ditur se nisin iniciativë për ndryshime në parti, sonte bënë të ditur se kryesia i ka shkarkuar nga pozitat e tyre në OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është shkarkuar kryetari i Komitetit komunal Qendër, nënkryetari i Komitetit komunal për komunën Aerodrom dhe është kryer presion mbi anëtarët e OBRM-PDUKM-së, përkrahës të iniciativës, me shantazh dhe kërcënim që të largohen nga grupi në facebook.
Nga Shtabi për reforma thonë se nuk do të ndalin iniciativën dhe theksojnë se partia do ti kthehet anëtarësisë, dhe se OBRM-PDUKM-ja nuk do të jetë kompani private e një personi./Telegrafi/