”Prizma” bën të ditur se OBRM-PDUKM-ja disa ditë para zgjedhjeve ka marrë kredi prej 3 milionë euro nga Banka Komerciale dhe për këtë qëllim e ka dhënë si hipotekë selinë e re të partisë, godinën “Hristo Tatarçev”, përcjell Telegrafi Maqedoni
Sipas Gazetës Zyrtare, partia ka marrë një lloj kredie që nuk është patjetër të merren të gjitha paratë prej 3 milionë euro përnjëherë, por mund të merren pjesë-pjesë.
Përveç pjesës së godinës, OBRM-PDUKM-ja, ka lënë në hipotekë edhe pronë të tundshme dhe pajisje tjera./Telegrafi/