Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja mohon se ka kërkuar amnisti për deputetët e dyshuar për 27 prillin

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thekson se nuk kanë kërkuar amnisti për deputetët e saj të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, por vetëm e kanë sugjeruar atë, nëse qeveria do të bëj hapa drejt reformave.

Në një intervistë për TV “Telma”, lideri i opozitës maqedonase Hristjan Mickoski, masat gjyqësore ndaj deputetëve të tyre i quajti terror politik, njofton Telegrafi Maqedoni.

Analisti Nikolla Dujovski vlerëson se OBRM-PDUKM ka kërkuar disa herë amnisti edhe pse zyrtarisht nuk ka një inciativë të tillë në Kuvend. Sipas tij për momentin nuk ka ndonjë kusht tjetër nga kjo parti për kyçje në proceset reformuese.

Para një jave, Prokuroria Publike ngriti aktakuzë për 30 persona të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit. Për momentin asnjëri nga gjashtë deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit nuk janë në paraburgim. Vetëm për pesë është ngritur masa e burgut shtëpiak./Telegrafi/

Exit mobile version