Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja mblidhet sot në sallën ”Boris Trajkovski”

Partia qeverisëse, OBRM-PDUKM-ja, sot në ora 15:00 në qendrën sportive “Boris Trajkovski” do të ketë mbledhje të madhe partiake, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përmes rrjetit social ‘Facebook’,  Bashkimi Rinor i i kësaj partie bën të ditur se “OBRM-PDUKM-ja porositë se është koha për t’i dhënë fund krizës politike. Është koha për t’i dhënë fund shkatërimit, konflikteve, duke luajtur me ndjenjat e njerëzve, nga dëmtimet ndaj reputacionit të shtetit. Pavarësisht nga dëshirat dhe skenarët e kundërshtarëve tanë, ne jemi karakterizuar gjithmonë me një vetëdije ndryshe, ndjenja të ndryshme të përgjegjësisë ndaj qytetarëve dhe shtetit, sepse për ne gjithmonë interesat e Maqedonisë ishin para të gjithë tjerëve. Maqedonia ka nevojë për tani”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/