Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja mbështet debatin mbikëqyrës të kërkuar nga LSDM-ja

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së është për debat në kuvend, prandaj edhe mbështet mbajtjen e një debati mbikëqyrës për vërshimet që e kapluan Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo është përgjigja e kësaj partie, pas kërkesës së LSDM-së për një debat te këtillë në kuvend. Megjithatë, OBRM-PDUKM-ja thotë se është e vetëdijshme që LSDM-ja dëshiron ta keqpërdorë politikisht këtë temë, duke e akuzuar njëherit LSDM-në se në mungesë ideshë, programi, kapaciteti kadorvik dhe për shkak të rejtingut të ulët, është duke tentuar që përmes përmbytjeve të fitojë pikë politike./Telegrafi/