Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja komenton protestën e 2 qershorit, duke thënë se qytetarët i thanë LSDM-së dhe Zaevit, se janë kundër shitjes së interesave kombëtare.

Sipas kësaj partie, çmimin e pasurimit të Zaevit, janë duke e paguar qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM-ja akuzon qeverisjen e tanishme se nuk u mbajtën premtimet për rrogë prej 500 euro, as rrogë prej 100 mijë denarë për mjekët, e as kthim të 15% të TVSH-së.

Prandaj, partia opozitare kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, së bashku me ato për kryetar, një qeveri teknike prej 100 ditësh, dhe një kryetar të KSHZ-së, që do të votohet nga opozita./Telegrafi/

Exit mobile version