Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja kërkon të falen dhunuesit e deputetëve në Kuvend

Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së informon se ka ngritur iniciativë për për lirimin dhe faljen e menjëhershëm të të gjithë personave që kanë kryer shkelje të caktuara ligjore në incidentet para dhe në parlament më 27 prill, njofton Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM-ja edhe pse ishte e afërt, në disa pjesë edhe identike me qëndrimet e qytetarëve të cilët qetësisht protestuan për 80 ditë me radhë, ishte partia e parë që dënoi shkeljet ligjore nga një pjesë e qytetarëve të cilët prishën qetësinë dhe rendin publik. Gjithsesi duke pasur parasysh pikëpamjen e sotme, kur para syve të opinionit me vendime politike dhe intervenime lirohen kryerës të veprave penale, OBRM-PDUKM konsideron se është e padrejtë ndjekja e mëtutjeshme e pjesëmarrësve në ngjarjet e 27 prillit”, thuhet në njoftim.

Nga OBRM-PDUKM gjithashtu thonë se grupi i deputetëve të koalicionit do të dorëzojë amendament për Ligjin për falje ose do të propozojë ligj të veçantë për ndërprerje të procedurave dhe për lirimin e personave pjesëmarrës në dhunën në Kuvend.

“Theksojmë se ky akt do të kontribuojë në qetësimin e tensioneve politike”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/