Deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski ka dorëzuar në Kuvend nismën që Qendra e re Klinike të ndërtohet në territorin e Komunës së Petrovecit dhe jo në Bardovcë. Nisma e OBRM-PDUKM-së vjen pak kohë pasi Qeveria miratoi vendimin që Qendra Klinike të ndërtohet në Bardovcë afër spitalit psikiatrik.
Partia e Mickoskit kërkon që kjo çështje të shqyrtohet në debat publik dhe më pas të merret vendimi final.
Qeveria ka njoftuar se ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Klinike do të fillojë brenda 1 viti ndërsa punimet pritet të zgjasin 4-5 vite dhe i njëjti të shtrihet në një hapësirë prej 84 hektarë tokë.