Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja kërkon lirimin e deputetëve dhe aktivistëve të saj

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës për të refuzuar ankesat e deputetëve të paraburgosur të kësaj partie politike.

Kjo parti konsideron se është i turpshëm paralajmërimi për hetim ndërkombëtar për ”Grupi i Kumanovës”, në momentet kur akuzohen për terrorizëm, aktorë, regjisorë, etj.

Sipas tyre, ndaj deputetëve dhe aktivistëve të OBRM-PDUKM-së bëhet përndjekje politike dhe u montohen rastet.

OBRM-PDUKM-ja reagon edhe ndaj organizatave ndërkombëtare që sipas tyre nuk duhet të bëhen mbikëqyrës memec, prandaj kërkojnë që:

1. Të ndërpriten proceset e përndjekejs politike
2. Ndalimi i menjëhershëm dhe pa kushte i maltretimit, i terrorit dhe keqtrajtimit që e bën LSD-ja
3. Lirimi i menjëhershëm i të gjithë personave që janë përfshirë në këtë përndjekje politike

Edhe sonte, kjo parti do të organizojë protestë para Ministrisë së Drejtësisë./Telegrafi/