Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja kërkon interpelancë për Nikollovskin, përgatit edhe për gjashtë ministra tjerë

Ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, janë disa nga ministrat për të cilët deputetët e OBRM-PDUKM-së do të kërkojnë që Kuvendi t’u shpall mosbesim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas TV24, nga OBRM-PDUKM përgatisin interpelancë edhe për pesë ministra tjerë. Kërkesa për interpelancë për Nikollovskin tanimë është dorëzuar dhe arsyeja për interepelancë siç thonë nga OBRM-PDUKM-së, është për keq menaxhim me çështjen e zjarreve dhe problemeve në bujqësi.

Ndërsa Mila Carovskas opozita i ka tërhequr vërejtjen për strategjinë për emigrantët, për të cilën thonë se është e dëmshme për shtetin.

Kjo është hera e parë që opozita, para 100 ditëve të para të formimit të Qeverisë të kërkojë të votohet mosbesimi i disa ministrave.

Sipas Rregullores së Kuvendit, interpelancat kryetari i Kuvendit është i detyruar t’i vendosë në rend dite./Telegrafi/