Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja kërkoi dorëheqjen e Angjushevit dhe Despotovskit

OBRM-PDUKM-ja sot kërkoi dorëheqjen nga zëvendës Kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe nga drejtori i Fondit për Inovacione, Jovan Despotovski në lidhje me lidhje me grandin e caktuar nga Fondi në lartësi prej 160.000 eurove “Cast Invest”

Zëdhënësi i partisë akuzoi LSDM-në për tenderë dhe donacione jo ligjore, në kohën të cilën si tha ai, i gjithë publiku është fokusuar në çështjen e emrit të Republikës së Maqedonisë, referendumit dhe marrëveshjen me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Para një jave, zëvendës Kryeministri Koço Angjushev doli në foltore dhe tha se “ka qenë kënaqësi dhe lumturi e madhe” që Fondi për Inovacione ka caktuar 10.5 milionë euro! Si mund të mos jetë kur firma që e posedon figuron se ka marr 160.000 euro”, thotë Arsovski.

Lexo po ashtu LSDM: Mbaroi koha e selektimit, rregullat vlejnë për të gjithë njëlloj

Ai citoi Ligjin për ndalimin e konfliktit të interesit dhe Kodin penale, duke theksuar se është qartë dhe në mënyrë precise e parashikuar dënim me burg për të gjithë që e shkelin Ligjin për konfliktin e interesave.

Arsovski i bëri thirrje Prokurorisë të nis procedurë kundër Angjushevit dhe Despotovskit në lidhje me grantin./Telegrafi/