Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja fillon protestat “ofensive” (Foto)

Komiteti qendror i OBRM-PDUKM-së ka thirrur mbledhje urgjente të të gjitha komiteteve komunale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas revistës Fokus, aktivistët e OBRM-së janë mbledhur nëpër zyrat e kësaj partie, në qytetet si Manastiri, Ohri, Shkupi, Kavadari, Prilepi, Berova etj, dhe se po i bllokojnë edhe rrugët.

Nëpër rrjetet sociale qarkullojnë edhe thirrje për ofenzivë për ”mbrojtje të Atdheut”, për që duhet të mbrohet”, duke mos bërë të ditur se nga kush duhet mbrojtur.

Opinioni është në pritje edhe të qëndrimeve më të reja të OBRM-PDUKM-së rreth zhvillimeve politike në vend. Këto qëndrime do të kuptohen pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit qendror të kësaj partie. /Telegrafi/