OBRM-PDUKM-ja ka njoftuar se sot do të organizojë protestë në orën 16:00 përpara burgut në Shuto Orizare. Partia opozitare ka përmendur edhe kërkesa konkrete: Ndalimi i pakushtëzuar i të gjitha këtyre proceseve të përndjekjes politike, ndalimi urgjent dhe i pakushtëzuar i ngacmimit, terrorit dhe keqtrajtimit që bën LSDM-ja, lirimi urgjent i të gjithë personave të cilët u burgosën për shkaqe politike.
“Maqedonia është i vetmi vend ku kryhet persekutimi politik i arrestimit të ligjvënësve. Qeveria shkel të drejtat themelore të njeriut dhe ngre akuza për terrorizëm kundër 36 patriotëve maqedonas vetëm për shkak se ata e duan shtetin. Junta në pushtet ka kapur sundimin e ligjit dhe e ka përdorur atë si një mjet për persekutimin politik të njerëzve të paskrupullt. Artistët, aktorët, drejtorët, arkitektët dhe pjesëtarët e policisë janë ndaluar vetëm sepse nuk pajtohen me politikat e Zaevit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/