Partia e Hristian Mickoskit, OBRM-PDUK e ka krahasuar sot me një konferencë për shtyp heqjen e përmendores së Andon Jane Llazov-Qoseto, me një veprim të ISIS-it.
”Nuk është e vërtetë se përmendorja ka qenë e vendosur në mënyrë të jashtëligjshme. Ata e kanë hequr në mënyrë tinzare për të kënaqur apetitet e tyre. LSDM-ja asesi nuk mund të pranojë se pushteti i udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja ka ndërtuar një projekt aq të madh. Ata sot kanë manifestuar frikë, frustrim dhe mllef ndaj figurave historike” tha deputeti i kësaj partie, Krsto Jovanovski.
Përndryshe, pas heqjes, kjo përmendore tani gjendet në magazinat e Bashkisë së Shkupit dhe prej atje apelojnë që donatorët të vijnë ta marrin pasi më nuk do të nevoitet. /Telegrafi/