OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar votëbesim për punën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Në kumtesën e partisë opozitare thuhet se Taravari është ministri më i keq i shëndetësisë që qytetarët e Maqedonisë e kanë parë.
“Arben Taravari është ministri më i keq që qytetarët e Maqedonisë e kanë parë, pasi i kanë ndodhur disa pasoja fatale tek pacientët, edhepse deri tani askush zyrtarisht nuk ka dhënë vërtetim se vërtet një 25-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të diagnozës së gabuar. Për këtë arsye kemi dorëzuar votëbesim për të cilin duhet të votojë çdo deputet, pa marrë parasysh përkatësinë partiake”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se në Maqedoni nuk mund të vdesin më shumë njerëz për shkak të kaosit që ka krijuar Taravari.
OBRM-PDUKM-ja disa ditë akuzon se për shkak të moskujdesit të mjekëve një 25-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë kanë demantuar këto informacione./Telegrafi/