OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar interpelancë për ministrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, njoftoi deputetja Liljana Zaturoska, nga radhët e OBRM-PDUKM-së.
Ajo tha se arye për dorëzimin e interpelancës për Durakun është papërgjegjësia e tij dhe Qeverisë në lidhje me deponitë e egra në Strugë, Kumanovë dhe qytete tjera në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, asnjë institucion nuk ju ka dalë në ndihmë qytetaqrëve, pasi për Qeverinë punësimet partiake janë më të rëndësishme se deponitë e egra.
“Duhet ndryshim i ministrit Duraku që të parandalohen katastrofat ekologjike, me të cilat mund të dëmtohen qytetarët”, tha Zaturovska./Telegrafi/