Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja deklarohet kundër PSP-së dhe pro shqyrtimit të mundësisë për shtyrje të kongresit partiak

OBRM-PDUKM-ja është deklaruar për shtatë lëndët e reja hetimore të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) duke thënë se kjo prokurori është jashtë ligjit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Katica Janeva dhe ekipi i saj respektojnë vetëm porositë politike të juntës së Zoran Zaevit për t’u përballur me ata që nuk mendojnë njëjtë.

Kjo parti është deklaruar edhe për letrën publike të disa funksionarëve të lartë partiak. Portali A1on citon Darko Kostovskin të ketë thënë se bëhet fjalë për çështje brendapartiake dhe organet partiake do të vendosin për shtyrjen e mundshme të kongresit të partisë, i caktuar për më 23 dhjetor.

Kostovski konfirmon se do të shqyrtohet kërkesa e funksionarëve Antonio Milloshoksi, Ilija Dimovski, Trajko Veljanoski, dhe Boris Zmejkovski./Telegrafi/