Ekipet e gazetarëve nuk janë lejuar që të hyjnë në ndërtesën e re të partisë në pushtet, OBRM-PDUKM. Gjatë takimit të Gruevskit me Johannes Hahn, nuk është lejuar hyrja brenda, e asnjë kameramani apo fotoreporteri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit të OBRM-PDUKM-së, para ardhjes së Hahn, nuk kanë patur mundësi për të siguruar hapësirë të mjaftueshme për praninë e gazetarëve, të cilët ishin të pranishëm në takimet tjera që komisioneri Hahn i realizoi në Maqedoni./Telegrafi/