Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja apel gjykatësve: Mos bashkëpunoni me PSP-në

OBRM-PDUKM-ja inkurajon gjykatësit që nuk kanë aprovuar kontrolle te zyrtarët e tyre të lartë të mos i nënshtrohen presionit që vjen nga Zoran Zaevi dhe Katica Janeva. Nga kjo parti bëjnë të ditur se Prokuroria Speciale është bërë ortake me LSDM-në dhe punon sipas urdhrave të selisë së LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Janeva dhe Prokuroria Speciale pa kurrfarë turpi u rreshtuan me kriminalitetin dhe për të dytën herë e falën Zoran Zaevin. OBRM-PDUKM-ja inkurajon gjykatësit që të mos u nënshtrohen presioneve që janë rezultat i frustrimeve. Me tërheqjen e lëndës “Puç” dhe falja e kriminelit Zaev, Katica Janeva e pezulloi edhe arsyen themelore për ekzistimin e Prokurorisë Speciale”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version