OBRM-PDUKM-ja akuzon partinë në pushtet se po bën presione ndaj të punësuarve në administratën publik. Nga opozita maqedonase thonë se Maçevski publikisht ka pranuar se LSDM-ja ka larguar nga puna të gjithë të punësuarit përkohësisht.
“Reforma e vetëme në administratë që e zbaton LSDM-ja dhe Qeveria e Zoran Zaevit, është punësimi i kuadrove partiake. Administrata as që punon lirshëm, as që është imune ndaj presioneve”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata më tej shtojnë se administrata është bërë vatër e nepotizmit dhe e punësimeve familjare.
“Nëse kjo është administratë profesionale dhe cilësore, atëherë LSDM ka problem me realitetin”, shtojnë nga OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/