Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot ka lëshuar akuza në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke thënë se ai do të harxhojë 300 milionë euro më shumë për ndërtimin e Qendrës Klinike në Shkup.
Ata thonë se kryeministri Zoran Zaev dhe Venko Filipçe po shkapërderdhin paratë e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Zaev dhe Filipçe duhet të përgjigjen cila është nevoja të harxhohen 300 milionë euro më shumë, nga sa është e nevojshme. Qeveria duhet të përgjigjet pse është e nevojshme që qytetarët e Maqedonisë të paguajnë dëmshpërblim për shfuqizimin e marrëveshjes për ndërtimin e Klinikës”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/