Telegrafi

OBRM-PDUKM: Hetimet për rastin “Haraçi” janë farsë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se hetimi për rastin “Haraçi” është vetëm një farsë, që sipas tyre ka për qëllim ka të tërheqë vëmendjen e opinionit nga Zoran Zaev dhe kryesia e qeverisë.

“Janevës qëllimisht i’u dha 1 muaj kohë pasi u arrestuan Boki 13 dhe Zoran Kiçeec, që e njëjta të ketë kohë të mjaftueshme të zbulojë dëshmi dhe të ndikojë mbi dëshmitarë dhe hetim, me qëllim për t’i zhdukur shenjat që çojnë tek ajo dhe koka e oktapodit Zoran Zaev”.

“Pas një muaji pasi Janeva është në paraburgim, hetimi po ngecë. Të arrestuar të tjerë nuk ka. Ka vetëm paralajmërime nga qeveria për formimin e një ekipi dhe gjoja aksion të DAP për vonesën prej tre muajve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga VMRO dyshojnë se paratë kanë përfunduar në “Ilindenska” dhe me to është financuar fushata e Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/