Telegrafi

OBRM-PDUKM: Harxhuan miliona euro dhe ende nuk kanë asnjë strategji për vitin e ri shkollor

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “mafias në Qeveri nuk i intereson asgjë tjetër pëveç se pasurimit personal”.

Sipas tyre, edhe pse e anuluan fillimin e vitit shkollor për një muaj, në vend që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për t’i tejkaluar sfidat, ata krijuan probleme më të mëdha.

Platforma e Zaevit dhe Carovskës që është paguar shtrenjt, thonë nga kjo parti, kolapsoi dhe u pa paaftësia dhe papërgjegjshmëria e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Jo vetëm që nuk funksionon sistemi, por as edhe mësimin online nuk mund ta ndjekin e80 mijë nxënës, për shkak se në vend të sigurimit të kompjuterëve për këto tetë muaj paratë u shpenzuan për, prezervantivë, lubrifikantë dhe shampanjë”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/