Telegrafi

OBRM-PDUKM: Hahn me qëndrimet të njejta

OBRM-PDUKM ka njoftuar edhe zyrtarisht për takimin me eurokimisionerin Johannes Hahn, ku në mes tjerash kanë thënë se qëndrimet e Hahn ishin të njejta me konferencën e fundit e KE-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Komesari Hahn i dha mendimet e veta, të cilat janë të ngjashme me ata publike të cilat i ka thënë në konferencën e djeshme për shtyp, por edhe nëpërmjet formës së rekomandimeve më parë janë dërguar nëpërmjet konferenca për shtyp të zëdhënësve të BE-së, gjatë së cilës është theksuar se BE nuk do të përzihet në atë se kush me kë do të formojë koalicion dhe çfarë vendime tjera do të sjellin partitë e Maqedonisë në krijimin e koalicionit ose Qeverisë”, tha Kotevski nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/