Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Gruevski nuk i ka ikur takimit, është ende në dasmë në Itali

Kryetari i OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski sot nuk realizoi takim me të dërguarin e posaçëm gjerman për Maqedoninë, edhe pse në agjendën e Johannes Haindl një takim i tillë ka qenë i paraparë.  Nga partia në pushtet për TVNova kanë deklaruar se arsyeja për këtë ka qenë sepse Gruevski akoma gjendet në udhëtim privat jashtë vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kryetari i OBRM-PDUKM nuk ishte i pranishëm në takimin e sotëm për arsyet që i përmendëm më lartë. Ai ka qenë i ftuar në dasmë tek një mik jashtë Maqedonisë që para disa muajsh. Qëndrimin e tij jashtë vendit e përfundon nesër”, ka thënë Ivo Koteski, zëdhënësi i partisë në pushtet./Telegrafi/

Exit mobile version