Telegrafi

OBRM-PDUKM: Gjysma e Qeverisë në izolim, ndërsa LSDM mendon për zgjedhje

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se situata me coronavirusin në vend nuk po përmirësohet.

Ata e akuzojnë pushtetin për keqmenaxhim të situatës, duke i kërkuar që të mos mendojë për zgjedhje.

“Sjellja e LSDM-së tashmë është shqetësuese. Në këto pak ditë kur qindra persona u infektuan, kurse dhjetëra kanë vdekur nga virusi korona, ata akoma flasin për zgjedhje. Në kushtet kur gjysma e Qeverisë është në izolim, ata flasin për datë zgjedhjesh. Kur secilën ditë sëmuren dhe vdesin njerëz dhe kanë funksionarë partiak të sëmurë, ata bëjnë fushatë, takohen me qytetarë, mbajnë takime dhe shpërndajnë material zgjedhor. Kjo nuk është më komike, kjo është tragjike”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/