Partia më e madhe opozitare OBRM-PDUKM vlerëson se partia në pushtet, LSDM vazhdon me politika të përndjekjes në Maqedoni, kurse gjykatat janë bërë ekspozitura partiake të Zaevit dhe LSDM-së.
Sipas tyre, gjyqësia klienteliste e Zaevit shërben për realizimin e rasteve të montuara politike ndaj kundërshtarëve të tij politik.
OBRM-PDUKM-ja konsiderons e gjykata nuk ka interesim për dëshmi, fakte e argumente, dhe se shteti i së drejtës nuk ekziston, ndërsa aktgjykimet politike janë bërë praktikë gjyqësore./Telegrafi/