Telegrafi

OBRM-PDUKM: Gjykata duhet të rishqyrtojë vendimet për paraburgimin e Ristovskit, Janakieskit dhe Dellevit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media kërkon që gjykata të shqyrtojë vendimet për paraburgosjen e Spiro Ristovskit, Mile Janakieskit dhe Hristijan Dellevit.

Nga kjo parti thonë se anëtarët të “Grupit të Kumanovës” për çdo ditë dërgojnë mesazhe kërcënuese për anëtarët e kësaj partie që ndodhen në burg, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kjo hap dyshime serioze se kërcënimet e shpeshta nuk janë të rastësishme dhe nuk janë pa mbështetje nga strukturat e pushtetit. Është e qartë që pushteti nuk e ka ndërmend të merr asgjë kundër atyre që kërcënojnë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se “përndjekja politike që ndodh në Maqedoni është turp, për një vend që quhet demokratik dhe pretendon të jetë anëtare e Bashkimit Evropian”./Telegrafi/