Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: I gjithë procesi për ngjarjet e “27 prillit” është montim politik

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM aktgjykimet për ngjarjet e 27 prillit e ka cilësuar si proces të montuar dhe motivuar politik.

“Aktgjykimet drakonike dhe të porositura nga Zoran Zaev dhe Pendarovski ku dëshirimin e tyre e kthejnë në hakmarrje drejtë të gjithë atyre të cilët mendojnë ndryshe dhe nuk pajtohen me politikat e tyre antishtetërore.

Gjykata në mënyrë joligjore i ka caktuar edhe paraburgimet e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se gjykata ka procedurat në kundërshtim me nenin 144 paragrafi 2 nga Ligjit për procedurë penale, ku thuhet se gjykata nuk mund të përcaktoj dy masa, përveç kur përcakton paraburgim.

“Të akuzuarit në asnjë procedurë, në asnjë moment nuk kanë qenë të pakapshëm për gjykatën. Një pjesë e tyre kanë garancione të mëdha të cilën e përfshinë të tërë pasurinë e tyre, ato janë njerëz familjar me fëmijë, grua dhe prindër. Masa e paraburgimit është tërësisht e paligjshme dhe e pabazë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version