Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Gjithë kreu i LSDM-së është i përfshirë në rastin ‘Haraçi’

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski tha se “hetimi në vend të fokusohet në sigurimin e përfshirjes së kokës së oktapodit, Prokuroria Ruskovska gjashtë muaj punon që të shkatërrohen dëshmitë që çojnë te Zaev”.

“Që nga zbardhja e aferës ‘Haraçi’, i gjithë opinioni i brendshëm dhe ndërkombëtar e dinte për rolin e Friki në rastin ‘Haraçi’. Për fat të keq nuk pamë ndonjë masë konkrete nga organet e hetimit që shton dyshimet se qëllimi kryesor i veprimeve të Ruskovskës është përgatitja e terrenit për dakordësim me të përfshirët”, tha Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se zgjerimi i hetimit ndodh se me Frosina Remenskin do të ulet trysnia ndaj kryeministrit Zaev.

“Ljubomir Joveski pa trup deklaronte para dy muajve se nuk ka politikanë të përfshirë në rastin ‘Haraçi’. Sot vërtetoi se ka të përfshirë edhe politikanë pushtetit”, tha Arsovski duke akuzuar se Prokuroria është nën kontrollin e kryeministrit Zaev dhe se është e turpshme që kemi pritur gjashtë muaj që më në fund ndonjë nga kryesia e LSDM-së të dyshohet për zhvatje./Telegrafi/

Exit mobile version