Telegrafi

OBRM-PDUKM: Gjatë qeverisjes sonë kishte para për monitorë të shtrenjtë

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar pas lajmeve për blerjen e LED monitorëve të cilët kanë kushtuar deri një milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, monitorët janë blerë në mënyrë transparente dhe në mënyrë ligjore. OBRM-ja kërkon që nëse ka dyshime për diçka të jashtëligjshme, atëherë le të ngriten procedura hetimore.

Njiherit, OBRM-ja lavdëron qeverisjen e saj duke thënë se në atë periudhë, buxheti kishte para për monitorë LED, për gritje të pensioneve, hapje të vendeve të punës, investime në arsim, si edhe në sektorë tjerë./Telegrafi/