Me plasimin e gënjeshtrave Vasko Kovaçevski nuk do t’i ndihmojë Zoran Zaevit ta shtyjë në derë të vogël sistemimin e interesave më larta shtetërore dhe kombëtare, theksojnë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“LSD është nën presion të madh dhe shantazh ta realizojë platformën e Tiranës. Udhëheqësia kriminele e LSD -së e di se do të përfundojë në burg për krimet e kryera, nëse nuk e merr pushtetin madje edhe me kosto të sakrifikimit të interesave më të larta shtetërore dhe kombëtare. Për fat të keq, Vasko Kovaçevksi sot duhej ta diskreditojë veten me plasimin e shpifjeve vetëm që t’i fshehë krimet e Zoran Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij gjegjësisht firmave rreth narko mafies së tij të cilët i ndihmojnë LSD-së. ” tha Krsto Mukoski nga OBRM-PDUKM në konferencën e sotme partiake për media.
Ai ka theksuar se as Sasho Mijallkov e as OBRM-PDUKM kanë çfarëdo qoftë lidhje me marrëveshjen e ‘REK Manastir’ ose me firmën me të cilën sot flitej se e ka fituar tenderin. /Telegrafi/