Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Gazetarët të cilët shkruajnë për krimet e Zaevit dhe LSDM-së nuk janë të kotë, por janë zëri i qytetarëve

OBRM-PDUKM nëpërmjet një njoftimi thotë se “gazetarët që shkruajnë për krimet skandaloze të Zoran Zaevit dhe kartelit rreth tij nuk janë të kotë. Ata janë zëri i qytetarëve dhe nuk duhet të nënshtrohen ndaj trysnive dhe kërcënimeve të kriminelit të amnistuar”.

“Censura është trup për secilin shtet. Tashmë është e qartë që në Maqedoni sundon regjimi totalitar kriminal”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-Së.

Nga kjo parti thonë se Suedia e vërtetoi se në Maqedoni, Zaev kryen ndjekje politike dhe se rasti i 27 prillit është edhe një montim gjyqësor i Zoran Zaevit. Suedia, thonë nga OBRM-PDUKM, refuzoi të ekstradojë njërin e të akuzuarve për 27 prillin me arsyen se në vepër nuk ka elemente për terrorizëm.

“Kjo e bën Maqedoninë të vetmin shtet në Evropën demokratike që në shekullin e 21-të ende ka të burgosur politik, që vuajnë burg vetëm për shkak të qëndrimeve politike”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare maqedonase.

Ata shtojnë se një funksionar i lartë i pushtetit vërtetoi dje se Zoran Zaev ndikon në gjyqësi dhe se Zoran Zaev e hoqi shtetin e së drejtës./Telegrafi/

Exit mobile version