Telegrafi

OBRM-PDUKM: Gazetarët e Maqedonisë përballen me censurë

OBRM-PDUKM-ja opozitare ka reaguar në lidhje me gjendjen e punës së gazetarëve në vend që prej ndryshimit të pushtetit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Me ardhjen e LSDM-së në pushtet, ne kemi parë se dikush dënohet me burg për shkruarjen e një qëndrimi të pasaktë dhe me publikim të informacioneve nëpër rrjetet sociale. Nuk ka përgjegjësi, për kërcënime dhe ofendime për mediat. Liria e mediave është e rrezikuar kurse pushteti mundohet të censurojë gazetarët” thonë nga OBRM-PDUKM.

Sot mbahen edhe protesta për të mbrojtur punën e gazetarëve pas kërcënimeve ndaj kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. /Telegrafi/