Telegrafi

OBRM-PDUKM formon komisionin për përpunimin dhe sistemin e ideve të programit të saj

Në sesionin e djeshëm të Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, u formua një komision për përgatitjen dhe sistematizimin e ideve dhe propozimeve për programe, të cilën do ta udhëhiq Trajko Sllavevski, informojnë nga partina opozitare OBRM-PDUKM.

Do të jenë të kyqur edhe Komisionet e OBRM-PDUKM-së, të përbërë nga ekspertë nga fusha të ndryshme. Nga partia sqarojnë se programi do të jetë me afate dhe dinamikë të saktë të realizimit dhe do të ofrojë qasje për zgjidhjen e problemeve ekonomike të qytetarëve.

“Ajo do të jetë dokument me të cilën OBRM-PDUKM do të angazhohet të shpëtojë shtetin nga kriza sociale dhe politiko-ekonomike në të cilën gjendemi dhe mbi të gjitha të jepet vëmendje për zgjidhjen e problemeve ekonomike të qytetarëve”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/