OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për fillimin e procedurave për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror, Marko Zërlevski. Ata thonë se është tragjike që në seancën e parë të qeverisë, në vend që të sillet vendim për rritjen e pagave, pensioneve dhe subvencioneve të vendoset për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Zaev është i frikësuar nga përgjegjësia penale dhe shpreson se përmes paralajmërimeve për shkarkim të prokurorit publik dhe rizgjedhjes së gjykatësve, do t’i frikësojë ata që duhet të shikojnë përgjegjësinë e tij. Zaev pa asnjë turp në deklaratën e tij të parë si kryeministër dhe në seancën e dytë të qeverisë sjell vendim për shkarkim të Marko Zvërlevskit”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.
Nga kjo parti thonë se, qytetarët nga LSDM presin 500 km rrugë të reja, punëtorët presin pagë minimale prej 16 mijë denarë dhe mjekët pagë prej 100 mijë denarë./Telegrafi/