Telegrafi

OBRM-PDUKM: Është hipokrizi që LSDM-ja të flasë për ballafaqimin me ndotjen e ajrit

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj komunikatës së LSDM-së e cila tha se Qeveria aktuale duhet të ndërmerr masa urgjente për zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se është hipokrizi që LSDM-ja të flasë në lidhje me ndotjen e ajrit, për shkak se sipas tyre nëse ishin të aftë të ballafaqohen me ndotjen do ta bënin në Kumanovë dhe Strumicë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pikërisht këto qytete janë më të ndoturat në Maqedoni. Në Kumanovë për shembull, LSDM në mënyrë sistemore mori pjesë në kaosin e komunikacionit dhe si dhe në depot të cilat çdo ditë paraqiteshin në mes të qytetit të cilat kontribuojnë për ndotjen. Siç shohim, LSDM dhe pushteti lokal në këtë qytet nuk lëvizin as gishtin e vogël, pasi që nuk dijnë dhe nuk kanë zgjidhje dhe masa konkrete”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKMs-së./Telegrafi/