Nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM përmes një njoftimi theksojnë se LSDM në grupin punues për ndryshimet kushtetuese kanë vendosur emrat partiak.
Sipas OBRM-PDUKM-së të gjithë janë kuadro të gjyqësisë Kacarska dhe njerëz të paguar nga LSDM dhe BDI.
“Duket se asnjë ekspert, intelektual dhe profesor nuk dëshiron të jetë pjesë e cirkut të qeverisë dhe zgjidhja më e mirë është që të propozojnë njerëz partiak dhe ish-funksionarë të pensionuar. Në krye është Branko Naumovski, i ati i ish-kryetarit të Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumovski na tregon se sa serioze është ky grup punues, Sali Murati, kryetar i Gjykatës Kushtetuese para Kacarskës është gjyqtari që i rriti pagat e gjyqtarëve nën arsyetimin se janë të urritur”, thohet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.
Ata shtojnë në këto emra kanë vendosur edhe motrën e Teuta Arifit, Besa Arifit si dhe emra të tjerë si Margarita Caca Nikollovska, Bajram Pollozhani, Ana Çupeska dhe Jogoda Mitrevska./Telegrafi/