Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Emërimet e reja në Agjencinë për Kadastër dhe Patundshmëri janë joligjore

Në mënyrë joligjore janë ndryshuar anëtarët e Këshillit të Kadastrës, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Joligjor është akti i ndryshimit të anëtarëve aktual të Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri dhe emërimi i anëtarëve të rinj të Këshillit udhëheqës, sepse pikërisht personat e emëruar, janë të punësuar në sektorin privat dhe nuk kanë bazë për emërim si anëtarë të këtij Këshilli dhe ky fakt e bën emërimin e tyre jolegjitim. Anëtarë të zgjedhur në mënyrë joligjore nuk mund të sjellin vendime ligjore’, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version