Telegrafi

OBRM-PDUKM: Ekspertët parashikojnë se nga shtatori vendi nuk do të ketë para

OBRM-PDUKM njofton se Maqedonia vazhdon të regjistrojë një numër treshifror të personave të infektuar me coronavirus.

“Numri i të infektuarve ka tejkaluar 13 mijë, ndërsa numri i vdekjeve është mbi 550. Vendi është me një rekord të zi në rajon dhe Evropë në një milion banorë, ndërsa edhe më keq ne jemi bërë një eksportues i coronavirusit në vendet evropiane për shkak të mungesës së masave dhe protokolleve”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre, qeveria e Zaevit, në vend që t’i përkushtohej luftës kundër pandemisë dhe të merrej me pasojat, ishte dhe është e angazhuar për krim dhe korrupsion.

“Kjo është arsyeja pse tani ekspertët njoftojnë se nga shtatori shteti nuk do të ketë para për shërbimin e nevojave themelore. Shteti erdhi të jetë vendi i vetëm në rajon ku një bankë falimentoi dhe la mijëra njerëz pa kursimet e tyre, por kjo është arsyeja pse Ministrja Angelovska “arriti” të tërheqë depozitat me kohë”, shtojnë nga atje./Telegrafi/